Skënderbeu,shpërblim lojtarëve nëse eliminojnë Mlada Boleslavin

Skënderbeu,shpërblim lojtarëve nëse eliminojnë Mlada Boleslavin

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, u ka premtuar lojtarëve 100 mijë euro shpërblim nëse eliminojnë Mlada Boleslavin.

Skuadra nga Korça, Skënderbeu do të jetë mysafir i Mlada Boleslavt në rrethin e tretë të Europa Leagues.

Burime të ‘Panorama Sport’ bëjnë të ditur se presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka vendosur një premi prej 100 mijë eurosh për kualifikimin në rrethin e katërt.

Një stimul për ekipin që të bëjë gjithçka për të shkuar në Play-off. Duke parë paraqitjen në dy sfidat ndaj Kairatit, në Korçë kanë shumë besim se mund të marrin rezultat pozitiv që në takimin e sotëm në Çeki.

Në daljen e djeshme në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja foli me shumë optimizëm për ndeshjen e sotme.

“Mlada është një kundërshtar shumë i fortë. Ata luajnë bukur dhe i hapin probleme çdo skuadre. Por, ne kemi ardhur këtu për të bërë lojën tonë. E dimë që është një rival i fortë, por ne do të bëjmë çfarë të mundemi për të marrë rezultat pozitiv në këtë sfidë. Futbolli shqiptar është rritur shumë”, ka deklaruar ai. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy