
Massimiliano Allegri prej kohësh ka filluar me ndjekjen e lojtarëve që kanë spikatur me qëllimin e ringritjes sa më të shpejtë të Juventusit .
Cuditërisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka humbur shkëlqimin e disa sezoneve më përpara dhe ky dështim i faturohet në mënyrë direkte trainerit italian i cili ka marrë menjëherë përgjegjësinë për ti nxjerrë të tijët nga balta . Nga të qënit skuadra më e mirë e Scudettos , bardhezinjtë tashmë konsiderohen një rival që mund të mposhtet lehtësisht i cili nëse s’do ti bëjë mirë detyrat në merkato , mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin vijues .
Gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm dhe lufta ndërmjet ekipeve është ashpërsuar , sinjal që në rastin konkret torinezët duhet ta kenë shumë parasysh gjatë fazës së dytë . Fuqizimi i ofensivës konsiderohet një domosdoshmëri nga traineri 54 vjeçar të cilit i duhet të shtrëngojë dhëmbët për të bindur drejtuesit e ish kampionëve të Calcios se mund ti çojë përsëri drejt lavdisë .
Përforcimi i ofensivës është një hap urgjent që duhet të ndërmarrin juventinët të cilët po ndjekin perlën e Sassuolos Gianluca Scamacca . 22 vjeçari është prezantuar denjësisht me ‘’ Nerdoverdët ‘’ pavarësisht se mbeten një skuadër e mesit të tabelës dhe aktualisht renditet si golashënuesi i dytë pas Domenico Berardit , me 5 gola ne 16 ndeshje .
Si gjithmonë problematika në këtë mes do të jetë çmimi i ishi-t të Psv Eindhoven për të cilin sipas ‘’ La Gazzetta dello Sport ‘’ Sassuolo nuk mendon ta ulë kërkesën prej 40 milionë eurosh .
Interesi i juventinëve mund të konceptohet edhe si një bast i rrezikshëm duke patur parasysh situatën e vështirë ekonomike sepse Gianluca Scamacca sapo ka filluar të njihet por ka ditur të konkurrojë me shumë profesionalizëm tek Sassuolo.
Nevoja për të qenë me rezultativ në pjesën e mbetur të sezonit e ka bindur Juventusin për ta afruar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ sepse sulmuesi kryeqytetas premton shumë për vijimësinë dhe Massimiliano Allegri shpreson ta ketë pjesë të skemave të tij shumë shpejt .



