Manchester United i hap derën talentëve

Manchester United i hap derën talentëve

Aktualisht tek Manchester United po përjetohet një moment i vështirë në lidhje me repartin e ofensivës.

Erik Ten Hag ka në dispozicion lojtarë shumë cilësorë si Jadon Sancho , Rashford, Antony , Garnacho apo Elanga por gjithsesi nuk është i bindur me ecurinë e ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe kërkon të shtojë kualitetin .

Sipas ‘ As ‘ drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ janë të gatshëm të investojnë 200 milionë euro për tre elementë të cilët kanë lënë gjurmë në skuadrat e tyre respektive dhe sidomos në Botërorin e Katarit.

Gonçalo Ramos , Cody Gapko dhe Christian Pulisic e kanë impresionuar ishi-n e Ajaxit me paraqitjet dinjitoze dhe sigurisht objektivi kryesor i anglezëve është kualifikimi në Champions League dhe për ta arritur , duhen domosdoshmërisht ndërhyrje gjatë merkatos.

20 herë kampionët e Premier Leagues prej shumë vitesh janë distancuar me trofetë e rëndësishëm , periudhë që i ka shërbyer drejtuesve për të reflektuar dhe në vijimësi pritet që të jenë protagonistë pasi kryefjala e këtij klubi është vetëm suksesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy