Fermin Lopez, në dyshim qëndrimi tek Barcelona

Fermin Lopez, në dyshim qëndrimi tek Barcelona

Në kohët e fundit e ardhmja e Fermin Lopez në ‘’ Camp Nou ‘’ është vënë seriozisht në dyshim.

Mesfushori ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera me Barcelonën dhe interesi i ekipeve të elitës është i pashmangshëm. 

Chelsea po insiston për spanjollin dhe pronari Todd Boehly është i gatshëm të dërgojë në zyrat e ‘’ Los Blaugranas ‘’ një ofertë të konsiderueshme. 

Sipas ‘ Sport ‘, manjati i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ i ka ofruar 15 milionë euro në sezon dhe tek Barcelona përfiton 6 milionë euro në sezon. 

Sigurisht bëhet fjalë për një shifër e cila gati e trefishon pagen aktuale dhe tashmë i mbetet në dorë Fermin Lopezit të vendosë. 

Për më tepër ishi i Deportivo Linares ende nuk e ka të sigurtë vendin e një itullari në 11-shen e trainerit Hansi Flick, fakt që mund të pasohet nga një transferim në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

 Natyrisht që për Fermin Lopez do të jetë një vendim i vështirë duke marrë në konsideratë se merkatoja e verës mbyllet në 31 gusht. 

Në fakt gjatë verës edhe Manchester United tentoi blerjen e kartonit të tij por fatkeqësisht drejtuesit morën një përgjigje negative. 

Nëse do të qëndrojë në Katalunjë këtij lojtari do ti duhet të rivalizojë me shokët e tij për të konsoliduar vendin e një titullari të padiskutueshëm dhe të shëndërrohet me kalimin e kohës në një referent tek kuq e blutë, dhe pse jo edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy