
Ecuria e Matthijs de Light tek Juventusi nuk po vijon me ritmin e shpresuar nga Massimiliano Allegri i cili po përjeton një ndër sezonet më të vështira në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Etapa në Torino mund të quhet e mbyllur për hollandezin , lojtar për të cilin drejtuesit e bardhezinvje kishin tjetër mendim por mungesa e adaptimit në Itali e ka dërguar drejt kësaj situate .
Nga i konsideruar ndër talentët më të spikatur të dalë nga akademia e Ajax Amsterdamit, 22 vjeçari e ka shpërdoruar sakrificën e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ , e cila shpenzoi 85 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ në verën e 2019- tës .
Eksperienca tek rekordmenët e Serisë A i ka shërbyer qëndërmbrojtësit për të kuptuar se i duhet shumë punë për ta merituar vendin si titullar në një skuadër elite pas tre viteve tek Juventusi .
Pavarësisht se nuk ka mundur të bëjë shumë në skemat e Massimiliano Allegrit Barcelona , Bayern Munchen dhe Chelsea duan ta afrojnë sepse shohin tek ky lojtar shumë cilësi të cilat fatkeqësisht nuk janë shpalosur tek juventinët që kërkojnë 65 milionë euro për ta lënë të lirë .
Katalanasit tentuan transferimin e Matthijs de Light në ‘’ Camp Nou ‘’ edhe në të kaluarën por e humbën rivalitetin me Juventusin dhe tani kanë një tjetër mundësi për ta realizuar ëndërrën e Xavi Hernandezit për prapavijën .
Por problematikat ekonomike të ‘’ Blaugranëve ‘’ do të sfidojnë një situatë më komode të Bayern Munchen dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ pavarësisht se për Xavi Hernandezin prezenca e ishit të kryeqytetasve do të ishte një lehtësim shumë i madh .
Eleminimi në Champions League nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka agravuar situatën e Barcelonës edhe në La Liga pa harruar lamtumirën e parakohshme edhe nga Kupa e Mbretit kundër Athletic Bilbaos .
Opsionet janë shumë interesante por i mbetet në dorë presidencës për të avancuar drejt objektivit madhor që lidhet me shëndërrimin përsëri në një ndër më të mirat e kontinentit të vjetër por fillimisht duhet të tregohen më të shkathët se gjermanët dhe britanikët të cilët s’duhen nënvlerësuar kurrsesi.



