Arsenali, superofertë për Bruno Guimaraes

Arsenali, superofertë për Bruno Guimaraes

Sezoni shumë i mirë i Arsenalit, i kurorezuar me fitimin e Premier Leagues dhe mbërritjes deri në finalen e Champions Leagues natyrisht ka rikonfirmuar vlerat e Mikel Artetas.

Me spanjollin në stol ‘’ Topchinjtë ‘’ janë rikthyer në ekipin e dikurshëm të cilit i duhet të rritet ende në çdo aspekt.

 Gjatë kësaj merkatoje verore është punuar me shumë përkushtim dhe një ndër pozicionet ku traineri kërkon përforcime është mesfusha. 

Bruno Guimaraes është bërë pjesë e planeve të tij i cili prej pesë sezoneve përfaqëson Newcastlen. 

Falë paraqitjeve 28 vjeçari është grumbulluar rregullisht edhe tek ‘’ Seleçao ‘’ nga Carlo Ancelotti, për të cilin presidenti i londinezëve Richard Garlick ka përgatitur rreth 105 milionë euro. 

Pas një Botërori jo në nivelin e duhur Bruno Guimaraesin e pret një e ardhme sfiduese i cili paraprakisht duhet ta analizojë interesin e 14 herë kampionëve të Premier Leagues. 

Sezonin e kaluar me bardhezinjtë fantazisti nga Rio de Janeiro e finalizoi me 9 gola në 41 sfida, pa diskutim ndër më të mirët në 11-shen e formuar nga Eddie Howe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy