‘Bojkoti ishte absurd’, Rama pas rifillimit të futbollit: Shpresoj që naftëtarët të marrin shembull

‘Bojkoti ishte absurd’, Rama pas rifillimit të futbollit: Shpresoj që naftëtarët të marrin shembull

Menjëherë pasi Liga Profesioniste vendosi sot të ndërpriste bojkotin e futbollit ka reaguar kryeministri Rama duke i përshëndetur dhe duke i dërguar një mesazh naftëtarëve, që prej ditësh javë në grevë urie.

Fillimisht kryeministri bojkotin e Ligës Profesioniste e quan absurd, ndërsa më pas thotë se me fundin e tij është kohë për të gjetur zgjidhje me mirëbesim. Në këtë mënyrë Rama i dërgon edhe një mesazh direkt naftëtarëve, duke shtuar ‘se shpresoj të marrin shembull’.

Prej kohësh kryeministri i fton naftëtarët të mbyllin grevën dhe më pas të diskutojnë për pagat e prapambetura, ndërsa konkretisht në reagimin e tij në ‘tëitter’ pas ndërprerjes së bojktotit të futbollit shkruan:

“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy