Interi përgatit rinovimet

Interi përgatit rinovimet

Dy nga më të rëndësishmit e bordit drejtues të Interit si Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë filluar tentativat në lidhje me rinovimin e tre nga lojtarëve më të rëndësishëm siç janë Lautaro Martinez, Henrikh Mkhitaryan dhe Federico Dimarco. Këto tre komponentë konsiderohen të domosdoshëm nga Simone Inzaghi, kontributi i të cilëve do të mbetet gjithmonë në memorien e drejtuesve zikaltër, lojtarë që e ndihmuan Interin për të arritur deri në finalen e Champions Leagues në sezonin e shkuar, të humbur fatkeqësisht kundër Manchester City-t. Këtë histori italianët do ta nisin me një avantazh për arsye se nxënësit e trainerit 47 vjeçar kanë shprehur gatishmërinë për të qëndruar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , të paktën deri në 2028-tën. Në vitet e fundit dhe sidomos me mbërritjen në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, Interi ka fituar mjaft terren duke u shëndërruar në një rival të sikletshëm si në Serinë A ashtu edhe në Europë, falë punës së Simone Inzaghit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy