
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij luan ditën e nesërme ndaj Kukësit.
Tekniku u shkodranëve u shpreh se çdo ndeshje është deçizive, por shtoi se skuadra e tij duhet ta tregojë në fushën e lojës se di të fitojë. Brdaric deklaroi se skuadra e tij është gati për sfidën e nesërme.
“Për mua çdo ndeshje është deçizive. Nesër, për mua është vazhdimi i një serie ndeshjesh që duhet të fokusohemi sepse kemi kundërshtarin me pikë të njëjta në renditje. Duhet të kemi përqendrim te ajo që ne mund të bëjmë, për të mbajtur larg Kukësin.
Nuk kam “dhimbje koke” për mungesat. Kam më shumë se 11 lojtarë. Nesër është një ndeshje ku secili do tregojë atë që di të bëjë më mirë, që vlen për këtë ekip. Është një punë e madhe në seancat stërvitore dhe ata janë gati kur thirren në apel.
Nuk kam dëshirë për fjalë, ta tregojmë në fushë që dimë të fitojmë. Lojtarët e kanë marrë planin e ndeshjes. Kampionati vijon dhe do jemi në fokus edhe pas kësaj ndeshje.
Nëse i jep ekipeve hapësira, në Shqipëri kanë treguar se të ndëshkojnë. Kjo i ndodhi Kukësit, që humbi përqendrimin ndaj Partizanit. Të kuqtë patën hapësira dhe shënuan 5 herë.”



