
Gara për zonën Champions në Serie A, vazhdon të jetë e ashpër. U luajtën këtë të mërkurë, ndeshjet e vlefshme për javën e 33-të.
Interi shkëlqeu ndaj Veronës, duke triumfuar me shifrat e thella 6-0. Me këtë fitore, zikaltërit mbajnë vendin e katërt me 60 pikë, 3 më pak se Juventusi i vendit të tretë.
Në vendin e dytë renditet Lazio me 64 pikë. Skuadra e Sarrit, mposhti me rezultatin 2-0 Sassuolon në shtëpi.
Zhgënjen Milani, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Cremonese dhe mban vendin e gjashtë me 58 pikë, po aq sa Atalanta dhe Roma. Verdhekuqtë barazuan gjithashtu me rezultatin 1-1 ndaj Monza.
RENDITJA:



