
Të mbeturit në prapavijë në lidhje me titujt në vitet e fundit sigurisht e kanë shtuar përgjegjësinë e drejtuesve të Manchester United në lidhje me merkatot.
Avantazhi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ lidhet me faktin e të qënit një ndër klubet më të pasur në botë dhe gjatë asaj të verës priten ndërhyrje në çdo pozicion.
Mesfusha do të marrë fokusin kryesor duke qenë se ulje-ngritjet në sezonin aktual kanë qenë prezente të cilat kanë ndikuar gjatë sfidave.
Sandro Tonali është një ndër të përzgjedhurit, i cili po evidenton një formë shumë të mirë tek Newcastle.
Joel dhe Avram Glazer janë të ndërgjegjeshëm për cilësitë e ishi-t të Brescias dhe kanë përgatitur rreth 100 milionë euro për kalimin e tij në ‘’ Old Trafford ‘’.
Në kampin e anglezëve kanë besim se mund ta arrijnë marrëveshjen edhe pse për 25 vjeçarin janë interesuar edhe të tjerë klube. Edhe Elliot Anderson mbetet një opsion për të ardhmen i cili përfaqëson Nottingham Forestin.
24 vjeçari është i denjë për një futboll fizik siç është ai i Premier Leagues i cili mund të kombinohet në mënyrë perfekte me Bruno Fernandes dhe Sandro Tonalin.
Por s’do të jetë edhe aq e lehtë sepse edhe Manchester City e pretendon, ç’ka e bën një tjetër supersfidë në kampionatin anglez.
Formimi i kësaj tresheje parashikohet se do ta ndihmojë Manchester United për të vijuar i qetë rrugën drejt rindërtimit, me objektiv fitimin e titujve të cilët mungojnë për një kohë të gjatë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.



