Italia ose Portugalia jashtë Botërorit, zbulohen çiftet në “Play Off”

Italia ose Portugalia jashtë Botërorit, zbulohen çiftet në “Play Off”

U hodh ditën e sotme në Nyon të Zvicrës shorti për “Play Off” e Botërorit. 12 kombëtare, që do të luftojnë për 3 vende, teksa tashmë kanë mësuar edhe kundërshtarët me të cilët do të përballen.

Shorti ka vendosur përballë Italinë me Maqedoninë e Veriut dhe skuadra që do të kualifikohet këtu, do të përballet me fituesin e çiftit Portugali-Turqi, për t’u vendosur më pas kombëtarja që do të shkojë në Botëror. E sigurt tashmë është se një nga Italia ose Portugalia do i mungojë Botërorit të Katarit.

Interesante është edhe shorti me Suedinë që fillimisht sfidon Republikën Çeke dhe më pas ekipi që kualifikohet do të përballet me fituesin e Rusi-Poloni, për të siguruar biletën për në Botëror.

Uellsi sfidon Austrinë, aty ku fituesi do të përballet me kombëtaren që është kualifikuar në sfidën mes Skocisë dhe Ukrainës.

SHORTI:

Grupi A

Skoci - Ukrainë

Uells - Austri

Grupi B

Rusi - Poloni

Suedi - Çeki

Grupi C

Itali - Maqedoni e Veriut

Portugali - Turqi

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "1 EUROPEAN QUALIFIERS WALES AUSTRIA PATH A: ? SCOTLAND SCOTLAND ? UKRAINE RUSSIA POLAND PATH: ? SWEDEN ? CZECH REPUBLIC AY-OFF 2022 CUP ORLD PATH C: MICON PORTUGAL TURKEY ? ITALY NORTH MACEDONIA"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy