Milot Rashica, po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në Superligën e Turqisë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Galatasaray.
Sulmuesi i Kosovës, është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën turke, por e ardhmja është e pasigurt.
Rashica luajti këtë sezon te Galatasaray i huazuar nga Norwich dhe në verë duhet të kthehet te skuadra angleze, që ka edhe kartonin e tij.
Megjithatë, sipas mediave turke, drejtuesit e Galatasaray duan të mbajnë futbollistin edhe për një sezon tjetër dhe do të nisin negociatat, ku shpresojnë në arritjen e një marrëveshje.



