Partizani me njoftim për tifozët, zbulon stadiumin për sfidën me Laçin

Partizani me njoftim për tifozët, zbulon stadiumin për sfidën me Laçin

Nëpërmjet një njoftimi, Partizani ka bërë të ditur se ndeshja me Laçin, e vlefshme për javën e 9-të në Abissnet Superiore, do të luhet në “Air Albania”. 

Kjo sfidë është planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë, duke filluar nga ora 19:45. Klubi i kuq i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve për këtë stadium, pasi ditët e fundit u përfol se ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”. 

Gjithashtu Partizani ka njoftuar tifozët edhe për biletat dhe sektorët përkatës. 

“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:  Biletat në tribunat qendrore: W101, W102, W103, W104 W105, W106, W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja).

Biletat në tribunat përballë: E104, E105, E106, do të kushtojnë 800 Lek (të reja)

Biletat në tribunat pas porte: N101, N102,  N103, N104, N105, V101 V102, V103 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Sektorët e rezervuar për tifozerinë mike do të jenë: W105, W106, W107, V101, V102, V103.

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00, në pikën e shitjes pranë stadiumit Selman Stërmasi”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy