
Teuta ka marrë kryesimin e Superligës shqiptare në javën e 26 pasi ka mposhtur 1-0 Laçin e vendit të tretë. Golin trepikësh në Durrës e realizoi Dejvi Bregu në pjesën e dytë.
Skuadra e Martinit me këtë fitore shkon në kuotën e 46 pikëve, po aq sa Vllaznia e vendit të dytë.
Skuadra shkodrane ndërkohë barazoi pa gola supersfidën me Partizanin në Loro Boriçi. Përsa u përket kryeqytetasve ata shkojnë në kuotën e 44 pikëve dhe renditen në vendin e katërt.



