Lo Celso , alternativë për Barcelonën

Lo Celso , alternativë për Barcelonën

Një ndër objektivat e Xavi Hernandezit për merkaton e verës sigurisht do të jetë përforcimi i mesfushës , repart që e njeh shumë mirë për arsye të së kaluarës , i cili nuk e ka bindur në sezonin e lënë pas pavarësisht sukseseve të Barcelonës. Giovani Lo Celso është bërë pjesë e planeve të numrit një të pankinës, kartoni i të cilit i përket Tottenhamit por në sezonin e lënë pas u aktivizua me Villarealin. Objektivi kryesor i ‘’ Los Cules ‘’ sigurisht mbetet Alex Baena por pretendimi prej 60 milionë eurosh i drejtuesve të ‘’ Nëndetëses së Verdh ‘’ nuk mund të përballohet nga katalanasit. Mbërritja e Ante Postecoglu tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ ndoshta mund ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve për arsye se ofensiva e ‘’ Blaugranëve ‘’ mund të marrë ‘ Ok ‘ nga mesfushori i lindur në Rosario, i cili do të kishte privilegjin e të qënit pjesë e një ekipi që siguron fitimin e titujve në çdo sezon. Në të kaluarin 27 vjeçari u aktivizua në 29 sfida , gjatë të cilave kontriboi me 2 gola dhe 3 asiste por vijon të jetë një opsion për Barcelonën gjatë merkatos së verës.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy