
Një tjetër shqiptar është shtuar në radhët e skuadrës polake të Legia Warszawa. Lirim Kastrati ka vendosur të ndryshojë skuadër në limitet e merkatos, duke vendosur të largohet nga kroatët e Dinamo Zagreb për të kaluar në Polonia.
Kastrati do i bashkohet edhe dy shqiptarëve të tjerë te Legia, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.
Sipas mediave polake, mendohet se Legias sulmuesi Kastrati i ka kushtuar pak më shumë se 1 milion euro.
Lojtari ka mbërritur ditën e sotme në Varshavë, aty ku pasi të ketë nënshkruar kontratën, do të zyrtarizohet përfundimisht.



