“Partizani po paguan për merkaton”, Hajdini: Kukësi, skuadra e vetme që mund të fitonte ndaj Tiranës

“Partizani po paguan për merkaton”, Hajdini: Kukësi, skuadra e vetme që mund të fitonte ndaj Tiranës

Gazetari i sportit, Edi Hajdini është shprehur se Kukësi është skuadra e vetme që mund ta mundte Tiranën në këtë moment. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Hajdini tha se verilindorët janë skuadra pretendente për titullin, me atë që kanë treguar nën drejtimin e Longos. Në lidhje me VAR, Hajdini theksoi se janë të drejta ankesat e disa trajnerëve, pasi janë penalizuar. Duke komentuar situatën te Partizani, ai tha se të kuqtë po paguajnë për merkaton e gabuar që bënë në verë.

“E kemi thënë shpesh që ndihet dora e trajnerit te Kukësi. Verilindorët ishin skuadra e vetme që mund ta moshtë Tiranën. Kukësi është ndër pretendentet për titull, rivalët kryesorë për Tiranën mendoj unë. 

Tirana është skuadra për t’u mundur. Para ndeshjes, Longo e veçoi Tiranën për mënyrën si luan. Bardheblutë kishin pak probleme në fillim, por është meritë e Shehit që lojtarët po japin maksimumin. Besoi shumë te Seferi sezonin e kaluar dhe tani po merr frytet. 

Është për të ardhur keq, sepse po shikojmë ndeshje nga 100 minuta, për shkak të VAR. Nuk ankohen kot trajnerët, pasi u hidhet poshtë mundi dhe djersa e gjithë javës. Është marrë VAR për të hequr problemet, por po i shton ato. Ndoshta iu leverdis që të jenë kështu. 

Dinamo nuk po bind në lojë dhe nuk e beson askush, që të parakalojë skuadrat dhe të shkojë në krye. Egnatia luan pa presion dhe nuk është kot aty ku është. Është një skuadër që mund të kishte bërë më shumë. Telushi nuk është për momentin lider te Egnatia. 

Ndeshjen e fazës së parë, Teuta fitoi me Partizanin. Një situatë delikate tek të kuqtë. Duhet një shkundje, pasi nuk po bindin më. Pritet shumë nga Belica, por po gabon edhe ai. Parzizani po paguan merkaton e keqe që bëri në verë. Nëse nuk fiton ndaj Teutës, duhet një ndryshim për të shkundur këtë skuadër.”, u shpreh Hajdini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy