Opsionet për Luis Enriquen

Opsionet për Luis Enriquen

Me largimin nga ‘’ La Furia Roja ‘’ pretendentët për Luis Enriquen janë shtuar me kalimin e kohës .

Gjatë  një interviste për ‘ Relevon ‘ 52 vjeçari e ka deklaruar se po pret përfundimin e sezonit dhe më pas të vihet në drejtimin e një skuadre dhe momentalisht destinacioni më i mundshëm është Premier League.

Pas Chelseat edhe Manchester City beson se ishi i Barcelonës mund të jetë i duhuri për të ardhmen , gjithmonë nëse Pep Guardiola vendos të largohet nga ‘’ Etihad ‘.

Gjithashtu edhe në Itali do të zhvillohet një sfidë e ashpër për asturianin, të cilin Interi , Juventusi dhe Roma e kanë në listë .

Një largim i Jose Mourinhos nga ‘’ Verdhekuqtë ‘’ do t’ia hapte derën Luis Enriques për tu rikthyer në ‘’ Olimpico ‘’ .

Ndërsa në lidhje me Manchester City-n  duhet theksuar se i famshmi ‘ Pep ‘ po e mendon seriozisht largimin nga stoli për një kohë të papërcaktuar dhe nëse do të rezultojë kështu , traineri nga Gijon ka shumë shanse për t’iu bashkuar Manchester City-t .

Idetë e “ Luchos “ ngjasojnë me ato të ishi-t të Bayern Munchen dhe ky fakt vijon ti entuziazmojë krerët e anglezëve , të cilët prej vitesh kanë kontribuar fuqimisht për ta lartësuar emrin e kësaj skuadre , në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy