
Ekipet e Premier League që pranuan të jenë pjesë e Superligës po vuajnë pasojat. Pas raportimit se Chelsea do të dezertojë të tjera lajme vijnë nga kampi anglez.
Shefi i klubit të Manchester United Ed ëoodëord ka dhënë dorëheqjen pas tetë vitesh dhe kjo sipas të gjitha gjasave lidhet me Superligën europiane.
Në Angli kanë nisur të qarkullojnë lajmet se pas Chelsea-s, Manchester City dhe United janë klubet e tjera që do bejnë prapakthehu. Kujtojmë se menjëherë pas lajmit kryeministri i Britanisë Boris Jonhson u zotua të ndalonte krijimin e Superligës.



