
Klasifikimi në Champions League pas dy dekadash , e ka shtuar deshirën e drejtuesve të Newcastles për të rritur kualitetin në skuadër . Bardhezinjtë po e shfrytezojnë në maksimum faktin e të qënit më të pasurit e botës momentalisht dhe një ndër objektivat madhorë të tyre vijon të jetë Lucas Paqueta. Për brazilianin është interesuar edhe Manchester City dhe sipas informacioneve të fundit Yasir Al- Rumayyan ka menduar të ofrojë 60 milionë euro për 26 vjeçarin. Pas eksperiencës tek Milani, lojtari i lindur në Rio De Janeiro u transferua tek Lyoni dhe më pas përfundoi tek West Ham United, skuadër në të cilën e ka rikuperuar terrenin e humbur. Duke qenë se Lucas Paqueta është një ndër më cilësorët në skemat e skocezit David Moyes, parashikohet një lloj rezistence nga ‘’ The Hammers ‘’ por s’përjashtohet as transferimi në ‘’ St James Park ‘’ gjatë merkatos së dimrit. Në sezonin e kaluar , West Ham United e fitoi me meritë Conference Leaguen dhe Lucas Paqueta rezutoi një ndër më të spikaturit e kësaj skuadre.



