Adam Wharton, objektiv i Real Madridit

Adam Wharton, objektiv i Real Madridit

 Përforcimi i mesfushës do të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit në lidhje me merkaton e dimrit.

 Tek ‘’ Galaktikët ‘’ po punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur në vijimësi. 

Mbështetja e Florentino Perezit asnjëherë nuk ka munguar, falë të cilit spanjollët janë shëndërruar në një ndër ekipet më të suksesshëm në historinë e futbollit. 

Mirëpo, tentativat vijojnë pasi Real Madridi gjithmonë synon të jetë në majën e këtij sporti, referuar çdo kompeticioni. 

Adam Wharton i është bashkuar listës së Xabi Alonsos, i cili aktivizohet në rradhët e Crystal Palaces. 

21 vjeçari spikat për organizimin e lojës dhe pasimet e sakta, i cili ka dhënë një kontribut të shquar tek anglezët.

 Me mbërritjen në ‘’ Selhurst Park ‘’ ishi i Blackburn Rovers ka ditur të jetë determinant dhe e ka bërë krenar trainerin Oliver Glasner. 

Cilësitë e tij përputhen me atë që kërkon numri një i stolit të ‘’ Los Blancos ‘’ por duhet thënë se kontrata e Adam Wharton me londinezët skadon në 2029-ten dhe klauzola për prishjen e saj i arrin 80 milionë eurot. 

Eshtë një shifër e konsiderueshme, e justifikuar njëkohësisht nga ecuria e britanikut, në një ndër kampionatet më të bukur të Europës siç është Premier League. 

Ky element krijon garanci për të ardhmen, edhe pse të jesh pjesë e ‘’ Los Merengues ‘’ nënkupton disa vështirësi, duke qenë se duhet të jesh gjithmonë në nivelin optimal pasi në të kundërt të takon të ngrohësh stolin. 

Priten negociata jo të lehta ndërmjet madrilenëve dhe londinezëve, për një ndër më të spikaturit në kampionatin anglez. 

Sezoni aktual deri më tani është shoqëruar me 1 asist në 4 sfida por duhet theksuar se Adam Wharton është grumbulluar në disa raste edhe me kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’ nga traineri Thomas Tuchel.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy