Barcelona mendon për Brais Mendez

Barcelona mendon për Brais Mendez

Në këtë fazë të parë të sezonit një ndër repartet i cili vijon të mos e bindë Xavi Hernandezin është mesfusha.

Përforcimi me lojtarë cilësorë mbetet prioritet për drejtuesit me në krye presidentin Joan Laporta dhe pjesë e planeve është bërë edhe Brais Mendez.

Pikërisht të shtunën ‘’ Los Cules ‘’ morën një tre piksh me shumë vlera kundër Real Sociedadit në transfertë por për 26 vjeçarin me përpara është interesuar edhe Tottenham Hotspuri.

Numri një i katalanasve po mendon një ofertë për spanjollin, i cili në vitet e fundit e ka përmirësuar ndjeshëm rendimentin, fakt që reflektohet tek paraqitjet me ‘’ Los Txiuriudines ‘’ në çdo ndeshje.

Gjithsesi mendohet se drejtuesit e bardhebluve do të reagojnë në lidhje me interesin e kuq e bluve për arsye të rëndësisë në 11-shen e Imanol Alguacil dhe për më tepër një largim i mundshëm nga ‘’ Reale Arena ‘’ përveç një humbjeje të madhe do të përforconte një kundërshtar direkt në La Liga.

5 gola dhe 5 asiste në 15 sfidat e deritanishme kanë treguar se niveli i Brais Mendez vijon në rritje dhe jo më kot pretendohet nga një ndër klubet i cili bëri ligjin në çdo kompetiticion në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy