Liverpooli, tjetër opsion për mesfushën

Liverpooli, tjetër opsion për mesfushën

Pas refuzimit të Martin Zubimendit, drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur përpjekjet për blerjen e një tjetër mesfushori.

Bruno Guimaraes falë paraqitjeve me Newcastlen është shëndërruar në objektivin e rradhës për ‘’ Të Kuqtë ‘’, i cili në të kaluarën u pretendua nga Real Madridin.

Prej dy sezonesh e gjysmë në ‘’ St James Park ‘’ braziliani e ka treguar veten si një ndër më të mirët e ‘’ Las Urracas ‘’, ekipi më i pasur i botës aktualisht.

Në të kaluarin 26 vjeçari u aktivizua në 50 sfida nga traineri Eddie Howe dhe interesi i ekipeve me emër për të është i paevitueshëm.

Kapaciteti si në aspektin defensiv ashtu edhe në atë ofensiv është një ndër pikat e forta të Bruno Guimaraes, tejet efikas edhe në duelet një kundra një, prezenca e të cilit i jep siguri prapavijës dhe avantazhe ofensivës.

Megjithatë, referuar cilësive, natyrisht drejtuesit e Newcastles nuk janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Bruno Guimaraes për më pak se 100 milionë euro, në sajë të kontributit të deritanishëm.

Ditët e fundit të merkatos mund të rezultojnë deçizive për të ardhmen e fantazistit nga Rio de Janeiro, një element përcaktues edhe tek ‘’ Seleçao ‘’.

Me Arne Slotin në stol, Liverpooli ka nisur një tjetër etapë në historinë e tij, me kryefjalë fitimin e titujve në vijimësi, edhe pse do të jetë shumë e vështirë për arsye të rivalitetit të ashpër në të gjithë kompeticionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy