
Trajneri Nevil Dede ka thënë se Italia e ka të vështirë të fitojë Europianin. I ftuar në “Euro Zone” në MCN TV, Dede ka thënë se për shkak të lojtarëve të vjetër në mbrojtje dhe pjesës tjetër me shumë të rinj, italianët do e kenë të vështirë të ecin shumë ne Euro 2020.
“Tani është vëmendjen e të gjithë botës te Europiani. Vështirë që Italia të shkojë shumë larg, pasi kanë shumë lojtarë të rinj dhe në mbrojtje kanë lojtarë të vjetër. Nuk mendoj se Itali do fitojë trofeun e Europianit. Unë mendoj që sot do e kenë të vështirë ndaj Turqisë.”, u shpreh Dede.



