
Investimi prej 600 milionë eurosh i Todd Boehly-t në dy merkatot e kaluara tregoi impenjimin e presidentit në lidhje me arritjen e Chelseat në majë si në Angli ashtu edhe në kontinentin e vjetër por sezoni aktual rezultoi një katastrofë për anglezët .
Të ashtuquajturit ‘’ Blutë e Londrës ‘’ lane për të dëshiruar dhe pas shumë vitesh kanë mbetur jashtë Europës, kapitull i cili do të tentohet të lihet pas në sezonin e ardhshëm.
Braziliani Neymar Junior është shëndërruar në një fiksim për drejtuesit kryeqytetas por sigurisht gjithçka do të jetë e ndërlikuar për Chelsean për faktin e mospjesëmarrjes në Europë, objektivi kryesor për lojtarë të këtij kalibri.
Por edhe Manchester United është interesuar për sulmuesin nga Sao Paolo, ekip i cili e ka tashmë është i kualifikuar për në turneun më prestigjoz për klube.
Teorikisht ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë më të avantazhuar por nëse i referohemi aspektit ekonomik , kemi të bëjmë me një ndër klubet më të fuqishëm , presidenti i të cilit bëri maksimumin për arritjen e objektivave.



