
Gafat me himnet në ndeshjet e Francës, duket se nuk kanë fund. O0rganizatrorët e ndeshjes, së fundmi kanë bërë një tjetër gafë me himnin.
Ditën e djeshme, kombëtarja e femrave të Francës, luajti me Finlandën, në “Turneun e Francës”. Megjithatë një episod aspak i këndshëm u regjistrua para fillimit të ndeshjes.
Gjatë kohës kur pritej himni i Finlandës, organizatorët kanë bërë një gafë të madhe, teksa i vendosin kombëtares finlandeze himnin e Shqipërisë. Lojtaret e kuptuan menjëherë ngatërresën dhe nisën të qeshnin.
E njëjta situata ka ndodhur edhe me Shqipërinë në shtator të vitit 2019, kur Shqipëria përballej me Francën në transfertë dhe këta të fundit që ishin organizatorë, në vend të himnit shqiptar, vendosën atë të Andorrës.



