
Ulje-ngritjet e shpeshta të Alejandro Garnachos në sezonin aktual e kanë lënë të pakënaqur trainerin Ruben Amorim.
Portugezi e ka bërë me dije në disa raste se kërkon më tepër nga sulmuesi në fazën mbrojtëse, i cili gjithsesi spikat për shpejtësinë, teknikën, cilësi me anë të cilave i vë shpeshherë në siklet rivalët.
20 vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë e ishi-t të Sporting Lisbonës, i cili është i ndërgjegjshëm se është pjesë e një ndër klubeve më të suksesshëm të historisë së futbollit dhe duhet të jetë gjithmonë në lartësinë e duhur.
Mbetja e Alejandro Garnachos disi në prapavijë gjithsesi nuk i ka frenuar pretendentët të kërkojnë shërbimet e tij dhe në fakt disa ekipe nga Spanja dhe Italia i kanë trokitur së fundmi në derë.
Duket se për të historia në të famshmin ‘’ Old Trafford ‘’ do të përfundojë së shpejti, i cili është në kërkim të minutave dhe protagonizmit të munguar.
Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për golashënuesin e lindur në Madrid, i cili po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues dhe ka gjetur në 8 raste rrugën e rrjetës dhe gjithashtu ka kontribuar me 7 asiste në 35 sfida.



