Barcelona nuk dorëzohet për Dybalan

Barcelona nuk dorëzohet për Dybalan

Situata ekonomike nuk është shumë favorizuese për Barcelonën e cila gjithsesi duhet të bëjë maksimumin në merkaton e verës për të arritur objektivat në sezonin vijues.

Perforcimi i sulmit vijon të jetë një detyrim për ‘’ Los Cules ‘’ të cilët duhet me patjetër të rrisin produktivitetin pa anashkaluar vëmëndjen nga repartet e tjera dhe kështu të formojnë një ekip kompetitiv , i gatshëm për trofe të rëndësishëm .

Blerjet e Andreas Christensen  dhe Franck Kessies kanë impulsuar drejtuesit për të bindur ‘’ La Joyan ‘’ i cili e finalizon kontratën me Juventusin në fundin e sezonit dhe për më tepër mund të mbërrijë në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero .

Nëse ky operacion do të realizohet, për spanjollët do të konsiderohej një sukses shumë i madh dhe një privilegj për Xavi Hernandezin sepse do ta fuqizonte ofensivën e cila mund të befasojë çdo rival në të ardhmen .  

Megjithatë, pavarësisht nevojës , ‘’ Blaugranët ‘’ e kanë marrë me qetësi çështjen e merkatos sepse duhet me patjetër të ruajnë ekuilibrat për të mos hasur vështirësi në të ardhmen .

 Tek Juventusi ka filluar revolucioni dhe drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ janë përgatitur tashmë pas vendimit të golashënuesit për të mos e rinovuar kontratën me bardhezinjtë dhe Barcelona s’mendon ta humbasë këtë rast që s’të vjen shumë herë gjatë merkatove.

Nuk duhet harruar se një ndër objektivat kryesorë të Joan Laportas me rikthimin në presidencën e katalansve ishte fitimi i titujve por tashmë me të tjerë komponentë dhe një trainer që po punon me shumë impenjim për ti dhënë ekipit të zemrës atë që meriton .

14 gola dhe 6 asiste në 35 sfida ja kanë vështirësuar qëndrimin në ‘’ Allianz Stadium ‘’ kordobezit dhe Barcelona nuk do të ndalet deri sa ta veshë me ngjyrat kuq e blu Paulo Dybalan.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy