
Përforcimi i prapavijës do të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Chelseat gjatë verës .
Me ndërrimin e pronarit ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë filluar një tjetër etapë në historinë e tyre dhe sigurisht kryefjala mbetet fitimi i titujve në të ardhmen .
Presidenti Todd Boehly po bën maksimumin për kryeqytetasit dhe deri më tani ja ka plotësuar kërkesat Graham Potterit .
Sipas ‘ Sport ‘ Alejandro Balde është një ndër të preferuarit e anglezit , i cili nuk ka marrë maksimumin nga Ben Chillwell, lojtar i penalizuar në shumë raste nga dëmtimet .
Kontrata e spanjolit me Barcelonën përfundon në verën e 2024-tës , objektivi i të cilit është rinovimi me ‘’ Blaugranët ‘’ por agjenti Jorge Mendes po mendon një të ardhme ndryshe për 19 vjeçarin , duke përfituar edhe nga gjendja aspak e mirë e kryesuesve aktualë të La Ligas në aspektin ekonomik.
Alejandro Balde ka ditur ta përballojë rivalitetin e ashpër që ekziston tek Barcelona dhe për më tepër e ka fituar sfidën me Jordi Alban dhe Marcos Alonson në krahun e majtë.
Gjithashtu edhe tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’, talenti i dalë nga ‘ La Masia ‘ e ka bindur fillimisht Luis Enriquen dhe tanimë Luis De La Fuenten , trainer që e konsideron të domosdoshem në formacionin titullar.
Anglezët i kanë të qarta objektivat , të cilat lidhen me fitimin e Premier Leagues dhe Champions Leagues në të ardhmen , kompeticione të cilat i njohin shumë mirë për arsye të suksesit në të kaluarën.



