Aguero dëshiron qëndrimin në Premier League

Aguero dëshiron qëndrimin në Premier League

Me padyshim e ardhmja e Sergio Agueros do të jetë një ndër operacionet më të rëndësishëm  në merkaton e verës. Argjentinasi kohë me përpara i ka vënë vulën largimit nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ në fundin e këtij sezoni por do të ketë një detyrë të vështirë përpara për zgjdhjen e skuadrës së duhur në funksion të  progresit të dëshiruar .

Reflektimet e shumta të bëra në lidhje vijimin e karrierës nuk ia kanë shkëputur për asnjë moment vëmëndjen nga Premier League , kampionat që me shumë gjasa do të shijojë prezencën e të ashtuquajturit ‘’ El Kun ‘’ edhe në sezonet e ardhshme . Sipas ‘’ The Evening Standart  ‘’ janë Liverpooli , Chelsea dhe Tottenhami skuadrat që do të tregojnë dhëmbët për transferimin e 32 vjecarit , luftë e cila sipas ecurisë të deritanishme  do të jetë shumë interesante dhe me të papritura .

 Duhet theksuar se në garë vazhdojnë të paluhatur edhe  Bayern Munchen , Paris St Germain , Barcelona dhe Real Madridi  por dëshira e deklaruar e Sergio Aguero-s duket sikur e ka zbehur disi luftën e tyre për konkretizimin e këtij  operacioni . Me ecurinë e deritanishme timonin e kësaj gare e kanë marrë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të cilët mbeten favoritët kryesorë për ta përfshirë në organikë golashënuesin e mirënjohur .

Një fakt që do ti vijë mjaftueshëm në ndihmë  gjigandëve të Premier Leagues është edhe potenciali i jashtëzakonshëm ekonomik që disponon manjati rus dhe njëkohësisht kreu i presidencës kryeqytetase Roman Abramovich i cili e ka faktuar  gjatë merkatove të kaluara  se është i gatshëm të bëjë çdo çmenduri për ta lartësuar figurën e Chelseat me afrimin e lojtarëve më të mirë në qarkullim . 

Gjithsesi duhet evidentuar se fakti i një bashkimi të mundshëm me bashkombasin e tij Lionel Messi tek Barcelona ose me Mauricio Pochettinon në ‘’ Parque De Prince ‘’  mbeten dy çështje shumë interesante që do ti krijonin shanset sulmuesit nga Buenos Airesi jo vetëm për të rikuperuar versionin më të mirë por do të kishte mundësinë e artë për fitimin e trofeve të rëndësishëm në të ardhmen . Statistikat e Sergio Agueros mbeten të pandryshuara gjatë sezonit aktual për arsye të mospërfshirjes në skemat e Pep Guardiolas . Deri më tani numëron 15 ndeshje dhe 3 gola me bluzën e ‘’ Citiziens ‘’.

 

              

 

                    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy