Ousmane Diomande, objektiv i Real Madridit

Ousmane Diomande, objektiv i Real Madridit

Përforcimi i mbrojtjes prej vitesh vijon të jetë një prioritet për drejtuesit e Real Madridit. 

Spanjollët të mbështetur fuqimisht nga Florentino Perez do të jenë protagonistë gjatë merkatove dhe traineri Xabi Alonso bashkë me stafin po i bëjnë mirë llogaritë.

Ousmane Diomande është përfshirë në listën e ishi-t të Bayer Leverkusenit, i cili prej tre sezonesh konsiderohet ndër më të mirët në Europë. 

22 vjeçari është referent tek Sporting Lisbona, kontrata e të cilit skadon në 2027-tën. 

Në planet e qendërmbrojtësit nuk është rinovimi me portugezët, ç’ka do të thotë se ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë një lloj avantazhi për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Vlera në merkato e kartonit të afrikanit i tejkalon 50 milionë eurot, shifër e cila s’përbën problem për numrin një të ‘’ Los Merengues ‘’. 

Sipas ‘ Defensa Central ‘, analistët besojnë se marrëveshja ndërmjet dy klubeve do të arrihet për 20-25 milionë euro por sigurisht Ousmane Diomande po e mendon mirë hapin vijues, duke qenë se mbetet edhe një fazë për të përfunduar sezoni. 

Pavarësisht prezencës së Eder Militaos dhe Antonio Rudiger, ish mesfushori i Liverpoolit konsideron se duhen të tjerë elementë për arritjen e objektivave në vijimësi dhe profili i Ousmane Diomande përshtatet me mënyrën se si luan Real Madridi. 

Më së shumti spikat për agresivitetin në luftën në ajër, potencën dhe daljen e shpejtë drejt kundrasulmeve, ç’ka e bën edhe një element polivalent. 

13 sfida numëron nxënësi i Rui Borges në sezonin aktual, i treti në ‘’ Jose Alvalade ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy