
Anglezi Jermain Defoe ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sulmuesi i cili veshi fanellën e kombëtares së Anglisë 57 herë, ka njoftuar ditën e sotme largimin nga fushat e blerta.
39-vjeçari ka luajtur me skuadra si Tottenham, Ëest Ham, Sunderland dhe Bournemouth në Angli.
Ndërkohë, sulmuesi u aktivizua edhe në MLS (Toronto) dhe Skoci (Rangers). Në merkaton e janarit la kampionët e Skocisë për t’u rikthyer te Sunderlandi, por nuk shënoi asnjë gol në shtatë ndeshje të zhvilluara.
Me anë të një letre, Defoe ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, pas 22 viteve në këtë aktivitet.
Pas 22 vitesh në lojë, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Ka qenë një vendim vërtet i vështirë dhe një vendim që e kam diskutuar me familjen time dhe me njerëzit më të afërt me mua.
Kam bërë debutimin tim profesional në moshën 17-vjeçare në vitin 1999 dhe ndjej se tani është koha e duhur për t’u tërhequr. Kam pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe kam takuar disa njerëz të mrekullueshëm.
Futbolli do të jetë gjithmonë në gjakun tim, ndjej krenari dhe kënaqësi të madhe nga karriera e bekuar që kam pasur. Tani pres me padurim të kaloj pak kohë cilësore me miqtë dhe familjen time përpara se të vazhdoj përpara në këtë kapitull tjetër në karrierën time.
Faleminderit të gjithë tifozëve të çdo klubi për të cilin kam luajtur. Dashuria që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime nuk do të harrohet kurrë dhe do të kem gjithmonë një lidhje të veçantë me ju të gjithë.
Faleminderit gjithashtu për shokët e mi të mrekullueshëm të skuadrave, trajnerët dhe stafet teknike që luajtën një rol kaq integral në karrierën time.
Së fundi, dua të falënderoj nënën time. Më dhatë një top në moshën dy vjeçare dhe më bëre të besoja se ëndrra ime mund të realizohej. Gjithçka që jam është falë jush, ju detyrohem gjithçka juve dhe Zotit.



