
Me Luka Modric dhe Toni Kross drejt varjes së këpucëve në gozhdë , drejtuesit e Real Madridit e dinë fare mirë se mesfushës i duhet një rifreskim i menjëhershëm dhe pikërisht në merkaton e janarit do të japin maksimumin për të transferuar Jamal Musialan në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
19 vjeçari i Bayern Munchen ka shfaqur një potecial të jashtëzakonshëm gjatë ndeshjeve dhe ‘’ Galaktikët ‘’ kanë arritur në konkluzionin se mund ti japë rezultat skemave të trainerit Carlo Ancelottit në të ardhmen .
Spanjollët po shqyrtojnë një ofertë në drejtim të bavarezëve, e cila parashikohet se s’do të vonojë , për një ndër talentët e kontinentit të vjetër.
Në dy vitet tek rekordmenet e Bundesligës, lojtari nga Stuttgarti ka kontribuar me 27 gola dhe 17 asiste në 100 sfidat e luajtura dhe shikohet si një lider edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ në të ardhmen.
Sigurisht , interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ është një kërcënim për Bayern Munchenin por pritet edhe reagimi i tyre në lidhje me perlën e ofensivës , i cili ka spikatur në çdo sfidë me këtë skuadër.



