
E ardhmja e Vinicius Juniorit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ vijon në dyshim.
Braziliani gjithsesi ndër vite e ka treguar potencialin tek Real Madridi por duket se eksperienca për të ka përfunduar.
Gjatë kësaj kohe disa klube i kanë trokitur në derë, sidomos nga Arabia Saudite por së fundmi Paris St Germain është tërhequr nga gara për sulmuesin.
Ndërkohë drejtuesit e spanjollëve po bëjnë çmos për të garantuar qëndrimin e një ndër peshave të rënda në vitet e fundit.
‘’ Les Pariziens ‘’ sigurisht nën drejtimin e Luis Enriques janë shëndërruar në një ndër rivalët më të frikshëm por referuar ishi-t të Flamengos besohet se nuk do ti mungojnë pretendentët.
Pas shtatë sezoneve në kryeqytetin spanjoll mbetet për tu parë vendimin që do të marrë Vinicius Junior në lidhje me hapin e rradhës në karrierë, një referent i padiskutueshëm edhe tek kombëtarja ‘’ Seleçao ‘’.
Sezonin e fundit me ‘’ Los Blancos ‘’ nxënësi i Xabi Alonsos e përfundoi me 22 gola dhe 19 asiste në 58 sfida, një statistikë e konsiderueshme e cila reflekton cilësitë e tij.



