Napoli : Dy alternativa për mbrojtjen

Napoli : Dy alternativa për mbrojtjen

Vijimësia e mbrojtësit Kalidou Koulibaly tek Napoli mbetet ende në dyshim sepse drejtuesit e italianëve akoma s’po i shohin rezultatet në lidhje me rinovimin e kontratës dhe përpara kësaj situate shqetësuese  kanë menduar për dy alternativa për prapavijën .

 Sipas ‘ La  Reppublicas ‘ , Marcos Senesi i Feyenoord dhe Jose Luis Palomino i Atalantës po vëzhgohen me kujdes nga Luciano Spalletti i cili do të shijojë emocionet e pafundme të Champions Leagues në sezonin vijues .

Lufta në tre fronte për ‘’ Azurrët “ do të jetë një sfidë shumë e vështirë por eksperienca e italianit sigurisht do ti ndihmojë për të avancuar më tej . 

Në lidhje me Marcos Senesin, mund të thuhet se ky sezon përkufizohet si shumë i suksesshëm sepse siguroi një bilete për në Europë në sezonin e ardhshëm dhe arriti deri në finalen e  Conference Leagues me hollandezët të cilët s’mundën ta mposhtin Romën e Jose Mourinhos.  

Ndërsa bashkombi Jose Luis Palomino nuk mundi të vijojë rrugën e suksesshme prej disa sezonesh me Atalantën , rival që mbeti jashtë Europës dhe duke qenë se Napoli e ka të prerë biletën për në Champions League, mund të rezultojë një arsye e mjaftueshme për tu transferuar në ‘’ Diego Armando Maradona “.

Ja vlen të përmendet se  Kalidou Koulibaly konsiderohet një ndër mbrojtësit më të mirë të Scudettos në vitet e fundit por me Barcelonën pas dere , vendimarrja e senegalezit mund të lidhet me transferimin në ‘’ Camp Nou ‘’ , tek një ekip që po e merr veten por problematika kryesore  mbetet reparti i mbrojtjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy