Neymar habit me deklaratën: Mund të tërhiqem nga Brazili pas Botërorit

Neymar habit me deklaratën: Mund të tërhiqem nga Brazili pas Botërorit

Ndonëse është vetëm 29 vjeç, Neymar ka filluar të mendojë tërheqjen nga kombëtarja e Brazilit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i PSG, është shprehur se pas Botërorit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, ai mund të mos luajë më për Brazilin.

“Mendoj se ai i Katarit mund të jetë Botërori im i fundit. Jam i sigurt sa pas Katar 2022 nuk do të kem më forcën mentale për t’iu përshtatur botës së futbollit. Do të përpiqem të shkoj në këtë kompeticion në formën time fizike më të mirë të mundshme për të ndihmuar vendin tim të fitojë Kupën e Botës dhe për të realizuar ëndrrën time të fëmijërisë. Shpresoj t’ia arrij qëllimit”, u shpreh Neymar.

Neymar Jr është pjesë e Brazilit që prej vitit 2010 dhe me 113 paraqitje dhe 69 gola të realizuar me “Selecaon”, objektivi i parë i sulmuesit të Paris Saint-Germain është të kalojë kuotën e 77 finalizimeve dhe të thyejë rekordin e legjendës Pele për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy