Milani fitoi ndeshjen hapëse, Pioli: Duhet të bëjmë më mirë, të rrisim nivelin me Atalantën

Milani fitoi ndeshjen hapëse, Pioli: Duhet të bëjmë më mirë, të rrisim nivelin me Atalantën

Milani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, teksa triumfoi në ndeshjen hapëse ndaj Udinese me rezultatin 4-2. Pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, foli për mediat, ku tha se duhet të përmirësohen për sa i përket fillimit të ndeshjes, pasi kanë pësuar shpesh gol.

Sipas tij, skuadra bëri disa gabime, të cilat duhen përmirësuar dhe për sfidën e radhës me Atalantën të rritet niveli.

Është shumë e rëndësishme të përpiqemi të jemi gati. Ne kemi një mënyrë stërvitore që kërkon intensitet të madh. Gjendja tashmë është e mirë.

Pësuam sërish një gol që në fillimin e ndeshjes, duhet të fillojmë më mirë ndeshjet. Më pas reaguam duke luajtur mirë për 30 minuta, por teknikisht mund të bëjmë shumë më mirë. Është normale që në këtë periudhë të ketë ende gjëra për të përmirësuar.

Rebic është i fortë. Është shumë e rëndësishme për ne që ai të jetë në formë si dy sezone më parë. Ka qasjen dhe dëshirën e duhur, pavarësisht golave, ai ka punuar shumë në lojën pa top.

Kemi pësuar dy gola. Duhet të punojmë shumë edhe përpara në mënyrë që të ndihmojmë mbrojtësit. Sot kemi bërë disa gabime dhe përballë Atalantës duhet të rrisim nivelin tonë.

De Ketelaere më ka bërë përshtypje për mirë. Lexon mirë situatat edhe pse dukshëm nuk është në formën e tij maksimale. Nevojitet kohë për të përmirësuar lëvizjen me shokët, por nuk kam asnjë dyshim për kualitetin e tij. Le t’i japim kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy