
Enis Bardhi mund të rikthehet në Spanjë, gjatë kësaj merkato verore. Sulmuesi prej një sezoni është pjesë e Trabzonspor në Turqi, me të cilët është aktivizuar në 30 ndeshje. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se interes për sulmuesin shqiptar ka shfaqur Valencia. Këta të fundit kërkojnë ta afrojnë sulmuesin në formën e huazimit. Nuk dihet nëse Trabzonspor do të pranojë ta largojë 28-vjeçarin në huazim. Bardhi e njeh mirë La Liga-n, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadrën e Levantes për 5 sezone, para se të transferohej në Turqi.



