
Ecuria e shkëlqyer me Lillen vijon ti garantojë pretendentë Leny Yoros. Mbrojtësi është një lojtar stabël tek francezët, për të cilin orët e fundit sipas gazetarit të ‘ RMC Sport ‘ Fabrice Hawkins pas Real Madridit dhe Liverpoolit, edhe Paris St Germain ka nisur ofensivën.
Drejtuesit e ‘’ Les Dogues ‘’ pretendojnë të arkëtojnë 60 milionë euro për 18 vjeçarin, ndër më premtuesit e kontinentit të vjetër.
Leny Yoro debutoi me ekipin e parë të Lilles me vetëm 16 vite mbi supe dhe shumë shpejt filloi të spikasë, i cili në sezonin e lënë pas u aktivizua në 44 sfida dhe shënoi tre gola, të përmbledhura këto në 3500 minuta.
Do të jetë një përballje gjigandësh dhe s’duhen nënvlerësuar as ‘’ Galaktikët ‘’ dhe anglezët, të cilët prej kohësh po kërkojnë pasardhësin e David Alabas dhe Antonio Rudiger.

Nëse i referohemi kuq e bluve, duhet shtuar se traineri Luis Enrique ka mbetur i pakënaqur nga sllovaku Milan Skriniar dhe i druhet largimit të Marquinhos nga ‘’ Parque de Princes ‘’, i cili e konsideron Leny Yoron një vlerë të shtuar në mbrojtje.
Fillimisht vlera e kartonit të Leny Yoros ishte 100 milionë euro por drejtuesit e ish fituesve të Ligue 1 janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij nga ‘’ Pierre Mauroy ‘’ për 60 milionë euro.
Për sa i përket aspektit ekonomik, presidenti Nasser Al Khelaifi i tregoi në të kaluarën aftësitë , i cili ëndërron fitimin e Champions Leagues në të ardhmen.



