Juventus mendon për Hirving Lozano

Juventus mendon për Hirving Lozano

 Kalimi i  Hirving Lozanos tek Napoli  në verën e 2019-tës ka rezultuar një operacion i qëlluar në shenjë për ‘’ Azurrët ‘’ sepse meksikani ka ditur të adaptohet shumë shpejt me  Serinë A .

Me kalimin e kohës 25 vjeçari është shëndërruar në një element efikas për skemat e Gennaro Gatussos   duke i dhënë një shtysë shumë të vyer funksionimit total të repartit të avancuar . 

Ishi i Psv Eindhovenit tashmë ka arritur të prekë majat me Napolin dhe  e ka justifikuar plotësisht shifrën e 40 milionë eurove që  direktiva e një prej klubeve më të njohura të Calcios derdhi në arkat e hollandezëve .

Situata për Hirving Lozanon tashmë mund të shikohet me një tjetër optikë sepse paraqitjet mbresëlënëse kanë tërhequr vëmëndjen e Juventusit . Ideja e rikuperimit të identitetit fitues   mbetet opsioni numër një i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe  për finalizimin me sukses të saj  bëhet e domosdoshme ndërhyrja në merkato  . 

Traineri i  bardhezinjve Andrea Pirlo është treguar i qartë  në kërkesat e tij për sa i përket  sezonit vijues në të cilin do të kërkojë me padiskutim lënien pas të aktualit që  nuk po e lë të ngrejë kokë dominuesin absolut të Italisë gjatë sezoneve të fundit.  E ardhmja e sigurtë në stolin e 36 herë kampionëve të Scudettos  nënkupton përqëndrimin maksimal tek prurjet e merkatos për të rikshkruar historinë si në kampionat ashtu edhe në kompeticionin e shumëdëshiruar si Uefa Champions League .

Një transferim i mundshëm i Hirving Lozanos në  Torino do të evidentonte  automatikisht shitjen e një lojtari për të balancuar disi aspektin ekonomik  .  Në lidhje me këtë çështje parashikohet se lojtari i penalizuar do të jetë Federico Bernardeschi  sepse nuk i ka  përmbushur ashtu siç duhet pritshmëritë e numrit një të pankinës duke e lënë të hapur derën për një largim të mundshëm nga  ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos verore .

Për më tepër lojtari i  lindur në qytetin e Meksikos  do ti hapte rrugën një funksionimi ndryshe të repartit të avancuar sepse karakterizohet nga një teknikë brilante e cila ndërthuret në perfeksion me shpejtësinë , aspekt që  me siguri   do ta bënte më interesant sulmin e juventinëve gjatë sezonit vijues .  

Edhe pse momentalisht Juventus nuk ka  bërë një ofertë konkrete për yllin e napoletanëve,   duke marrë parasysh cilësitë e mrekullueshme të tij  krerëve të klubit do ti duhet ti bëjnë mirë llogaritë sepse në rastin e një largimi nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ do të fuqizonin kundërshtarin më të rrezikshëm për fitimin e Scudettos .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy