Te Interi nuk dorëzohen, Mkhitaryan: Do luftojmë për titullin deri në fund

Te Interi nuk dorëzohen, Mkhitaryan: Do luftojmë për titullin deri në fund

Napoli kryeson renditjen në Serie A me 59 pikë, plot 15 pikë më shumë se ndjekësit e Interit dhe titulli duket çështje e mbyllur.

Megjithatë te skuadra zikaltër duket se nuk dorëzohen dhe besojnë ende te fitimi i kampionatit.

Këtë e ka shprehur mesfushori Henrikh Mkhitaryan, i cili në një intervistë të dhënë, është shprehur se skuadra do luftojë deri në fund për fitimin e kampionatit.

Ka ende shumë ndeshje deri në fund, gjithçka është e mundur. Do të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit.

Duhet të mos humbasim më pikë. Kritikët e parë jemi ne vetë. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë, rëndësi ka se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy