Kandidatët për Marco Asension

Kandidatët për Marco Asension

Me shumë mundësi mesfushori Marco Asensio do të jetë një ndër shitjet e Real Madridit gjatë verës .

Agjenti i spanjollit Jorge Mendes prej disa javësh ka filluar punën për ti kërkuar një destinacion komod dhe sipas gazetarit Anton Meana aktualisht po analizohen katër kandidatë për të ardhmen .

Këtë listë e kryeson Juventusi . Familia Agnelli po përpiqet ta rikthejë ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në vendin që e meriton dhe për këtë arsye do të tentohen lëvizje të bujshme .

 Largimi i Paulo Dybalas nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ i ka detyruar torinezët të kërkojnë një lojtar me të njëjtat karakteristika dhe Marco Asensio pëlqehet shumë nga Massimiliano Allegri.

 Pas ish rekordmenëve të Scudettos është Newcastle . Klubi më i pasur i botës, i lideruar nga Mohamed Bin Salman do të tentojë deri në ditën e fundit të merkatos për tu fuqizuar me lojtarë të spikatur sepse në sezonin e ardhshëm objektivi është fitimi i Premier Leagues dhe rikthimi në Champions League. 

As fituesit e Serisë A , kuqezinjtë e Milanit nuk e kanë harruar ishi-n e Malagas . Drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ i kanë iniciuar kontaktet e para me ‘’ Galaktikët ‘’ për të parë se deri ku mund të arrijë kjo marrëveshje .

Italianët do ta nisin sezonin 2022-2023 me etiketën e kampionit dhe duhet të japin maksimumin edhe në Champions League për të mos humbur më terren dhe ta kanalizojnë protagonizmin edhe në këtë kompeticion.  Lista përfundon me Arsenalin .

Mikel Arteta kërkon ta përsërisë formulën ashtu siç e bëri edhe në të kaluarën me Martin Odegaard dhe  Dani Ceballos . ‘’ Topchinjtë ‘’ janë të stërlodhur me qëndrimin në vendnumëro dhe duan ta thyejnë akullin dhe të pozicionohen ndër katër ekipet e para në tabelë për tu ripërshëndetur me Champions Leaguen .

Pavarësisht historikut të këtyre viteve , ‘’ The Gunners ‘’ mbeten një destinacion i preferuar sepse janë një ekip me shumë histori por fati nuk i ka shoqëruar dhe do të tentojnë ta mbyllin këtë kapitull të trishtë në sezonin vijues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy