Zëvendësues i Vlahovic, Juventus kërkon Brojën

Zëvendësues i Vlahovic, Juventus kërkon Brojën

Armando Broja është ende në “ajër” dhe nuk e ka të qartë të ardhmen e tij. Sulmuesi shqiptar po stërvitet me Chelsea-n, por nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë aty, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit.

Palët po shikojnë për një skuadër të re dhe interesimet për shqiptarin nuk mungojnë.

Së fundmi, në garë për shërbimet e 22-vjeçarit është futur edhe Juventusi, sipas “La Gazzetta dello Sport”. Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues të Vlahovic dhe në listën e drejtuesve është Broja.

Italianët pritet të nisin bisedimet në ditët e ardhshme me Chelsea-n, për të provuar të mbyllin një akord.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy