Alban Hasani, drejtor i Akademisë së Futbollit Vllaznia, thotë se përmirësimi i infrastrukturës do të ndihmojë në kultivimin e talenteve. Në një intervistë për MCN Informacion, ai u shpreh se FSHF duhet të ndihmojë për nxitjen e këtyre talenteve.
Çdo trajner te akademia jonë ka të drejtë të japë anën teknike për çdo lojtar. Unë kam një bashkëpunim të mirë me lojtarët.
Infrastruktura është e dobët. Është një problem i madh për Shkodrën. Na duhen edhe dy fusha të tjera. Janë mbi 1300 fëmijë. Federata e Futbollit është gati të ndihmojë Shkodrën. Ne kemi shumë lojtarë nga Malësia e Madhe.
Lojtarët e huaj nuk kanë asnjë plus më shumë se djemtë tanë. Janë problem shumë i madh dhe jam i mendimit që Shqipëria ka dhe do të ketë lojtarë që mund të luajnë me Kombëtaren.
Politika e FSHF duhet të jetë sa më pak të huaj.



