
Pas shëndërrimit në një ekip pretendent për Premier Leaguen pas shumë vitesh, drejtuesit e Arsenalit vijojnë të fokusuar seriozisht tek merkatoja për ti ardhur në ndihmë reparteve që nuk e kanë kënaqur Mikel Artetan.
Spanjolli po bën një punë për tu duartrokitur me ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe listës së gjatë të kandidatëve për tu transferuar në ‘’ Emirates ‘’ i është bashkuar edhe Adrien Rabiot.
Francezi i ka habitur të gjithë me ndryshimin e menjëhershëm pas peripecive të së kaluarës tek Juventusi, por sipas parashikimeve ky fakt nuk konsiderohet i mjaftueshëm për të qëndruar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ pas përfundimit të sezonit aktual.
Interesi i Arsenalit , duke iu referuar gjithmonë aktualitetit ia shton rëndësinë mesfushorit pavarësisht se ‘’ The Gunnersat ‘’ janë shumë larg të konsideruarit një ekip elite , kryesisht në kontinentin e vjetër.
Edhe pse kryesuese, skuadra e Mikel Artetas është vetëm 2 pikë e avantazhuar nga Manchester City dhe sigurisht në javët vijuese gabimet e mundshme mund ti kushtojnë shtrenjtë dhe të vënë seriozisht në rrezik objektivat e sezonit.



