
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, ishte i ashpër në analizën e tij për humbjen e Partizanit ndaj Erzenit.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se Erzeni i dha leksion futbolli të kuqve, ndërsa nuk ishte dakord me deklaratën e trajnerit për lojën, duke thënë se ekipit i duhen pikët.
Këtu vendoset në pikëpyetje për të dalë apo jo kampion. Ne duam të dimë sa i fortë është Partizani. Erzeni i dha leksion, sa i përket anës defensive dhe si të dalin në sulm. Ajo që më bëri përshtypje, është ajo që tha trajneri i Partizanit. Më mirë të bëjë 10 gabime dhe të marrë 3 pikët, sesa të luajë mirë dhe të mos marrë pikët.
Unë dua pikët dhe mos luajë futboll. Unë matem me histori, ajo mbahet mend. Pse nuk e hape mbrojtjen e Erzenit. Kush janë fajet këtu?! Da Silva ishte zero, Skuka nuk dha asgjë. Mesfusha nuk u hap. Partizani dy raste kishte. Erzeni nuk u mbrojt si Kastrioti.



