Mbappe drejt rinovimit me Parisin

Mbappe drejt rinovimit me Parisin

E ardhmja e Kylian Mbappes ka marrë një trajtë ndryshe dhe duket se Paris St Germain do të gëzohet në maksimum nga ky fakt .

Shumë afër kalimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, duket se francezi ka ndërruar mendje dhe do të rinovojë me Paris St Germain , sipas Gianluca Di Marzios për ‘ Sky Sport ‘.  

Lajmi konsiderohet tejet hidhërues për Real Madridin që e priste  prej kohësh transferimin e sulmuesit por  rezistenca e ‘’ Les Pariziens ‘’ mesa duket do ti japë të drejtë Nasser Al Khelaifit , president i cili është drejt një suksesi historik .

Forcat janë bashkuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ drejt fitimit të Champions Leagues dhe sezoni vijues do të jetë një tjetër shans për ta bërë realitet dhe kështu të plotësojnë dëshirën e shumë viteve .

Real Madridi tashmë e ka marrë përgjigjen dhe si mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë të tjera alternativa gjatë merkatos por natyrisht ky dështim do të jetë i vështirë për tu harruar sepse Kylian Mbappe  pritet të jetë protagonist absolut gjatë dekadës së ardhshme dhe duket se Paris St Germain do të ketë privilegjin e patjes së një lojtari shembullor në përbërje. 

Shifrat stratosferike që ka ofruar ndër vite Florentino Perezi do të vihen në dispozicion të lojtarëve të tjerë dhe më e rëndësishmja është se francezët kanë evituar një gabim të pafalshëm që lidhej me fuqizimin e rivalit direkt në Champions League , fakt që do të konsiderohej fatal për gjigandët e Francës. 

Ylli i tyre do të ketë të tjera shanse për ta realizuar objektivin sepse rrethohet nga më të mirët në botë dhe në majën e sulmit mbështetet nga Lionel Messi dhe Neymar Junior, të cilët arritën shumë larg me Barcelonën dhe shpresojnë në përsëritjen e sukseseve edhe me parizienët.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy