Chelsea, ofertë për Tchouameni

Chelsea, ofertë për Tchouameni

Gjigandët e Europës do të kenë përplasje të pareshtura gjatë merkatove vijuese . Talentët e rinj të futbollit botëror sa vinë e shtohen dhe gjenerojnë një luftë të ashpër ndërmjet skuadrave më të njohura .

I tillë është edhe ai i Monacos Aurelien Tchouameni i cili në një moshë fare të re , me vetëm 21 vite mbi supe pothuajse e ka siguruar të ardhmen në një ekip të elitës .

Për mesfushorin Chelsea e ka hedhur hapin i pari duke dërguar një ofertë në adresë të Monacos  e cila sipas  ‘ As ‘ kap 50 milionë eurot .   Përpos shkëlqimit tek monegaskët , lojtari nga Rouen konsiderohet si ‘’ Pogbaja i ri ‘’ në Francë dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë menduar ta lënë të huazuar në ‘’ Luigjin e II ‘’  dhe duke filluar nga sezoni i   ardhshëm t’ia hapin dyert e mitikut ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Suksesi i sezonit të kaluar me fitimin e Champions Leagues i krijon mundësinë gjermanit Thomas Tuchel për të bërë çdo lloj kërkese që besohet se do të mirëpritet nga manjati rus Roman Abramovich sepse suksesi i arritur nga ishi i Borussia Dortmundit në pak kohë i ka ngritur në qiellin e shtatë  anglezët . 

Me blerjen e Aurelien Tchouamenit , Chelsea do të ishte më i kompletuar dhe të vijojë njëkohësisht luftën edhe për fitimin e  Premier Leagues  për të mos e ndalur akumulimin e trofeve dhe të rikthehen në origjinë për arsye se është një ekip i ndërtuar për të njohur vetëm suksese . 

Transferimi i Aurelien Tchouameni-t do të ishte një insiprim për mesfushën e britanikëve dhe gjithashtu një zëvëndësues potencial i bashkombasit N’Golo Kante  i cili i ka dhënë shumë kryqytetasve në vitet e fundit . 15 ndeshje të një niveli për tu duartrokitur dhe 2 gola të shënuar kanë dhënë për të kuptuar se kjo alternativë është me të vërtetë efikase dhe meriton ngjitjen e menjëhershme në elitën e futbollit europian .

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy