Eliminimi në “play off”, Zekiç: Jemi të zhgënjyer, arbitri më habiti me vendimin

Eliminimi në “play off”, Zekiç: Jemi të zhgënjyer, arbitri më habiti me vendimin

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, foli për MCN TV, pas eliminimit të skuadrës së tij, nga Astana në “play off” të Conference League.

Zekiç sqaroi arsyet për barazimin, ndërsa shtoi se i druhej humbjes së vëmendjes, diçka që ia kishte kërkuar edhe skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Ai tha gjithashtu se kishte mungesa të shumta dhe nuk mund të bënte zëvendësime në pozicionet fikse.

Zekiç kishte rezerva edhe për arbitrimin, referuar rastit të Rrapajt, për të cilin tha se duhet të kishte shkuar në VAR.

Sigurisht që jam i mërzitur. Edhe lojtarët janë shumë të zhgënjyer. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Mendoj se ndoshta kemi bërë disa gabime nga ana taktike. Asaj që i druhesha, ishte shpërqendrimi. Kundërshtari na ndëshkoi në rastin e parë në pjesën e dytë. Skuadra gjithsesi besoi deri në fund dhe provoi për të shënuar.

Në minutat e fundit, vendosa të fus Kekon dhe Prekën, për të goditur kundërshtarin nga goditjet standarde. Kemi pasur probleme me disa futbollistë. Grezda vetëm dje u bashkua me skuadrën.

Nuk e kam në mënyrën time të flas për arbitrin. Na ndëshkoi pas vetëm 5 minutash me të verdhë. Rasti i Rrapajt mendoj se ishte i dyshimtë për penallti dhe më habiti që nuk shkoi ta shihte në VAR.

Kur bën presing të lartë, mund të bëjmë edhe disa gabime taktikisht. Duke bërë këto, skuadra hyri në presion.

Sa i përket zëvendësimeve të Carës dhe Rrapajt. Humbëm freskinë në mesfushë dhe futa Prekën për goditjet standarde. Kishim raste për të shënuar në minutat e fundit, por nuk ia arritëm.

Ndikoi edhe ana psikologjike, sepse u goditëm shpejt. Për këtë unë fola edhe në dhomat e zhveshjes. Nuk kisha lojtarë që të zëvendësoja në pozicionet direkte.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy